E Martë, 3 Nëntor 2026

Tel e Musiala nuk mjaftojnë, Bayern ndalet nga Freiburgu

Java e 24-ët e Bundesligës nuk i buzëqesh Bayernit, i cili barazoi me Freiburg me rezultat 2-2 dhe të dielën rrezikon të rrëshqasë në -10 nga lideri Bayer Leverkusen. Günter e çau ngërçin pas 12′ me një gjuajtje nga jashtë zonës, më pas perlat e Tel në minutën e 35-të dhe Musiala 75-ën e kthyen ndeshjen në favor të bavarezëve, të cilëve megjithatë u barazuan në minutën e 87-të nga Höler.

Ky rezultat e vendos Bayern në 54 pikë, shtatë më pak se lideri i ligës Bayer Leverkusen, ndërsa Freiburg është në 30 pikë dhe I pozicionuar në vendin e 9-të, me pikë të barabarta me vendin e 8-të që mbahet nga Ëerder. Të dielën, skuadra e vendit të parë Leverkusen luan në transfertë përballë Këlnit dhe ka mundësinë për të thelluar diferencën me bavarezët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›