E Diel, 1 Nëntor 2026

Telashe të tjera për Gianni Infantino, Norvegjia denoncon presidentin e FIFA-s!

Federata Norvegjeze e Futbollit, është organizmi i parë që bën një denoncim kundër presidentit të FIFA, Gianni Infantino.

Presidentja e qeverisë së futbollit të vendit skandinav, Lise Klaveness gjithnjë ka qenë një zë kritik për sistemin e qeverisjes së FIFA dhe gjatë verës kërkoi edhe dorëheqjen e Infantinos pasi është humbur besimi te udhëheqja e tij pas planit të tij për FIFA Forward Enterprise(FFE).

Tani Federata Norvegjeze e Futbollit bën një hap përpara dhe paraqet 2 denoncime kundër Infantinos dhe FIFA.

Në denoncimet e saj Norvegjia kërkon hetime në 3 fronte; dhënien e Çmimit të Paqes për Donald Trump, pezullimin e sanksionit të sulmuesit amerikan Folarin Balogun gjatë Botërorit 2026 dhe sigurisht për çështjen e FIFA Forward Enterprise dhe synimit për shitjen e një pjese të Botërorit te fondet e investimit. Po kështu, Norvegjia kërkon edhe hetimin e vetë Infantinos për këto arsye.

Denoncimet e Norvegjisë i drejtoheshin Komisioneve të Etikës dhe Ankesave të FIFA, që do të studiojnë nëse Infantino i ka anashkaluar filtrat ligjorë në këto 3 rrethana të denoncuara. Tre procedime për të parë nëse ka apo jo abuzim me pushtetin nga ana e presidentit të FIFA.

Ky procedim bëhet vetëm pak ditë përpara mbledhjes së Këshillit të FIFA që është programuar të zhvillohet në 15 tetor në Zyrih.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›