E Diel, 1 Nëntor 2026

Telefoni në moshën 12 vjeçare, shkak për çrregullime e të ngrënit –

Fëmijët që kanë telefon që në moshën 12-vjeçare mund të kenë më shumë gjasa të shfaqin simptoma të çrregullimeve e të ngrënit, krahasuar me bashkëmoshatarët që nuk kanë telefon personal.

Ky është përfundimi i një studimi i cili analizoi të dhënat e afro 9 mijë adoleshentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas studiuesve, rreth 70% e 12-vjeçarëve kishin telefonin e tyre. Nga këta, 24% raportuan të paktën një simptomë të çrregullimit e të ngrënit në moshën 14-vjeçare. Në grupin e fëmijëve që nuk kishin smartphone në moshën 12-vjeçare, kjo shifër ishte më pak se 16%.

Studiuesit theksojnë se një nga faktorët mund të jetë ekspozimi ndaj përmbajtjeve në rrjetet sociale që përqendrohen te pamja fizike, pesha dhe standardet e trupit.

Fëmijët që kishin smartphone në moshën 12-vjeçare rezultuan gjithashtu dy herë më të prirur ta lidhnin vlerën e tyre personale me peshën dhe 1.5 herë më të prirur të kishin provuar ta kontrollonin atë përmes dietave ose ushtrimeve të tepërta.

Ekspertët këshillojnë prindërit të vendosin kufizime për përdorimin e telefonit, të monitorojnë aplikacionet dhe të flasin hapur me fëmijët për përmbajtjet që shohin online.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›