Telenovela Kosova e re
Viti 2012 shpresohet te jete viti kur mund te perfundojne te gjitha procedurat per shpalljen e kompanise fituese per ndertimin e termocentralit Kosova e re.
Edhe pse me heret ishte planifikuar qe ne muajin mars te vitit 2012 te shpallet kompania fituese Lorik Haxhiu nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik thote se vjeshta e vitit te ardhshem do te sjelle permbylljen e procesit per shpalljen e kompanise fituese nderkohe qe ne 2013-n pritet te nise ndertimi i termocentralit Kosova e re.
Haxhiu thote se projektit ne fjale i jane shkaktuar disa vonesa qe kane pasur te bejne me Banken Boterore. Pas harmonizimit me kete mekanizem ai shpjegon hapat qe jane ndermarre
Kemi qene ne procesin e ndryshimit te keshilltarit te projektit. Kemi angazhuar keshilltare te rinj te cilet e kane marre persiper kompletimin e projektit. Sipas planit te punes pritet qe ne fund te muajit shkurt te finalizohet dosja e tenderit dhe pastaj pas nje kohe te arsyeshme qe do tiu jepet investitoreve ata do ti pergatisin ofertat do ti dorezojne dhe do te vleresohen. Shpresoj se ne vjeshte te vitit 2012 do te kemi fituesin per ndertimin e termocentralit Kosova e re - thote Haxhiu.
Por sipas njohesve te ceshtjeve energjetike autoritetet pergjegjese e kane degraduar kete projekt.
Ethem Ceku minister i Energjise ne kohen kur eshte pergatitur projekti thote se komiteti drejtues i tij eshte duke treguar joprofesionalizem. Ai kritikon edhe per mungese te vizionit.
Qe nga viti 2007 ky projekt eshte degraduar pasi nuk eshte zhvilluar dhe nuk ka hyre ne funksion te zhvillimit ekonomik te vendit. Eumlshte potencuar dhjetera here se ne mungese te rregullt te energjise ekonomia e Kosoves humb nje miliard euro ne vit. Pra po behen pese vjet qe projekti po neglizhohet. Tani eshte ne pikepyetje nese mund te funksionalizohet apo duhet te nisim edhe nje here nga faza e pare per te bere ridizajnimin e projektit - shprehet Ceku.
Kompani joserioze
Kater konsorciume nderkombetare nga gjashte sa kishin aplikuar per kete projekt thuhet se i kane permbushur kriteret per ndertimin e termocentralit.
Ofertuesit e kualifikuar jane nga India Shtetet e Bashkuara te Amerikes Turqia dhe Greqia.
Por Ceku megjithate dyshon ne kualitetin dhe mundesite financiare te ketyre konsorciumeve per ndertimin e termocentralit Kosova e re.
Mendoj se nga kriza financiare zhvillimet e fundit qe jane duke u bere keto kompani qe jane ne gare per projektin do te kene telashe te medha per ta permbyllur financiarisht projektin. Pavaresisht se pakoja e projektit eshte nje pako shume e favorshme per investitorin une jam skeptik se keto kompani kane aftesi financiare qe te arrijne ta finalizojne projektin - thekson Ceku.
Lidhur me kete menaxheri i projektit Kosova e re Lorik Haxhiu shprehet
Te gjitha kompanite i kane permbushur kriteret e parakualifikimit jane serioze jane ne biznesin e ndertimit te termocentraleve - do te thote jane kompani te deshmuara serioze.
Vendimi per ndertimin e nje termocentrali te ri me te cilin do te permiresohej gjendja energjetike ne Kosove eshte marre ne vitin 2005 periudhe kjo kur edhe kane filluar pergatitjet.
Mirepo puna per realizimin e ketij projekti qe konsiderohet kapital thuhet te jete neglizhuar vit pas viti.