E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telenovelat turke dhe latine pushtojnë Kosovën

Gazeta Shqip

ask-ve-cezaMes shqetësimeve kulturore për afrim me Orientin apo vlerës së ulët edukative të telenovelave, serialet kanë pushtuar mbrëmjet e Kosovës, duke konkurruar me filmat amerikanë apo edicionet e lajmeve. Dhe reklamat janë të bollshme…

Tendenca

Donjeta Demolli, GazetaJNK

Seritë televizive turke kanë pushtuar një të tretën e ditës në disa nga televizionet kosovare, përfshirë në prime time (08:00-23:00). Disa i quajnë ato pseudoartistike dhe të stërngarkuara emocionalisht. Por televizionet i mbrojnë, duke thënë se janë trende botërore, i përshtaten mentalitetit kosovar dhe sjellin reklama.

Për njëzetekatër orë, dy televizionet me frekuenca nacionale KTV e RTV21, transmetojnë e ritransmetojnë rreth tetë orë seri amerikano-latine e turke.

Në një hulumtim të kryer nga Index Kosova, në dhjetor të vitit 2012, dilte se programi më i shikuar, 39 për qind, ka qenë seria turke Veri Jug (Kuzey Güney), e transmetuar në TV21, duke lënë pas lajmet qendrore në RTK.

Kuzey pasohej me 29 për qind të shikueshmërisë nga Dashuri dhe Ndëshkim (Ask ve Ceza), po ashtu seri turke e transmetuar në KTV. Këtyre serive viteve të fundit u është rritur edhe çmimi.

Nga 90 euro sa kushtonte një episod i El Clone (Kloni) në fillim të viteve 2000, çmimi i një episodi të këtyre serive tashmë shkon deri në mbi 1500 euro, thonë zyrtarët e së paku dy televizioneve kosovare.

Dhe arsyet përse ato blihen, ndonëse mund tu kushtojnë në disa raste më shtrenjtë se seritë amerikane, është se ato ndiqen. Producentët e këtyre televizioneve i shohin seritë turke si më të përafërta me mentalitetin shqiptar.

171566-ask-ve-ceza--1 164265_454221851330440_1310931596_n clona-el-clon-1944456-1705-1218 Sex-and-the-City--The-Movie-sex-and-the-city-496620_1222_687 Sex and the City nuk ka shanc te depertoje ne zemrat e Kosoves1 Sex and the City nuk ka shanc te depertoje ne zemrat e Kosoves ask-ve-ceza 240420132022008292178_2 Doctor House untitled281c4c27711c4b6a4eby

Klan Kosova vazhdon ti rezistojë këtij trendi me vetëzgjedhje, duke transmetuar vetëm seri amerikane, me gjithë shikueshmërinë minimale, për shkak se i duket se kjo është zgjedhje e drejtë për ti ofruar audiencës së vendit.

Sociologu Artan Muhaxhiri thotë se seritë turke e amerikano-latine janë në të shumtën e rasteve kiç e shund, dhe se problemi kryesor është se ato transmetohen në prime time.

Yasemini (Dashuri dhe Ndëshkim) ka humbur besimin në dashuri, por pas një nate me Savasin jeta e saj ndryshon.

Në mes peripecish e ngatërresash të shumta, tregimi i të përhiturës së Turqisë ka marrë zemrat e shumë shikuesve shqiptarë.

A do ta gjejë Savasi, Yaseminin dhe tia shprehë ndjenjat? A do të zbulohen sekretet? A do të tejkalohen pengesat? Janë këto pyetje që e intrigojnë shikuesin ta përcjellë këtë seri çdo ditë në Koha Vizion, në orën 21:15.

Arsyeja e parë pse kemi filluar të transmetojmë seri turke ka qenë se kemi konsideruar që tematika që trajtohet në një seri të tillë është më e përafërt me mentalitetin në Kosovë, dhe kjo do ta tërheqë më shumë shikuesin kosovar, thotë Dardan Selimaj, producent në Koha Vizion.

Selimaj thotë se brenda serive turke ka shumë elemente – gjakmarrja, me kë po shkon djali ose vajza, dallimet klasore etj. – që publikun kosovar e bëjnë ti përcjellë madje-madje edhe në prime time.

Ai thotë se seritë turke, pavarësisht se nga shumëkush mund të quhen seri të dobëta televizive dhe jo tërheqëse, zakonisht gjykohen në mënyrë të tillë, për shkak se ata njerëz nuk ndalen ti shikojnë ato.

Ndoshta në mesin e këtij grupi kam qenë edhe unë dikur, por sot kam tjetër mendim në raport me prodhimin turk sa u përket serive, për shkak se kinematografia turke është duke kaluar nëpër një fazë ose frymë të artë, e cila po reflektohet edhe në prodhimet televizive, thotë Selimaj. I të njëjtit mendim është Florin Kelmendi nga RTV21.

Ai thotë se kosovarët e kanë kompleksin e të voglit dhe përpiqen të dalin kundër shijes dhe trendeve botërore.

Kemi pseudos

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›