E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Berisha: Rama bëri atë që nuk është bërë kurrë në historinë e shtetit, dhunoi një diplomat (VIDEO)

berishaaaaaaaKryeministri Sali Berisha nis ta përdorë si kalë fushate çështjen e incidentit në Vjenë. Ai shprehet se zgjedhjet nuk do të shtyhen dhe i thotë Ramës se Ilirjan Muho nuk kthehet më në KQZ

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga Shëngjini se kundërshtari i tij, Edi Rama, kërkon të shtyjë zgjedhjet. Ai tha se Ilirjan Muho nuk kthehet më në KQZ.

Ne shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve të vendosur për ti dhënë vendit zgjedhjet më të qytetëruara, të standardeve më të larta, për të lënë me gisht në gojë të gjithë ata të cilët përhapin llafe se shqiptarët nuk dinë të votojnë, se shqiptarët nuk mund të votojnë. Unë u them atyre mos përsërisni marrëzisht shpifjet e Edi Ramës, se shqiptarët dinë të votojnë shumë mirë, se shqiptarët dinë të votojnë si qytetarë të vërtetë perëndimorë, se shqiptarët dinë të respektojnë çdo votë, dinë të respektojnë çdo rezultat. Ndaj dhe të ecim të sigurt drejt 23 qershorit.

Ai ditën e gjykimit e ka ditën e ferrit. Ai burrë vetëm këtë ditë nuk e duron dot. Pasi tentoi të shtyjë datën e zgjedhjeve, pasi tentoi të vërë në kolaps institucionin e zgjedhjeve, tani bën betejën e Muhos. I them zotit Rama se beteja e Muhos është beteja jote e parafundit e dështuar, sepse beteja e fundit është më 23 qershor. Kur të mendosh se të kthehet Muho në KQZ, të jesh i sigurt se është kthyer Kuqoja dy herë më shpejtë sesa Muhoja. Ndaj harroje atë. Merri Muhon dhe Kuqon e bëji deputetë, por në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk do të shkelin më. Ne do të shkojmë drejt zgjedhjeve të shkëlqyera, tha Berisha.

Ai komentoi sërish incidentin e Vjenës.

Ne po shkojmë drejt zgjedhjeve me një program, i cili do ti bëjë shqiptarët të harrojnë ato që ne kemi realizuar në këto dy mandate; me një program i cili do të bëjë që në brigjet e Shqipërisë, në Shëngjin , në gjirin e Drinit, në Velipojë dhe kudo të pushojnë në vit 7 milionë turistë nga e mbarë bota; me një program i cili do të krijojë 250 mijë vende pune në turizëm, në qytete, në biznese, në energji, në ferma dhe në sektorë të tjerë.

Katër vitet që vijnë, ne që u zotuam për Shqipërinë dixhitale, e cila 5-6 vjet më parë dukej e largët sa hëna për këtë vend dhe sot është realitet, do të bëjmë që Shqipëria të jetë vend lider në rajon për sa i përket teknologjisë më të lartë dhe zhvillimit teknologjik. Katër vitet që vijnë ne do të finalizojmë infrastrukturën moderne në çdo skaj të këtij vendi. Katër vitet që vijnë ne do të trefishojmë grantet për fermerët shqiptarë. Katër vitet që vijnë ne do të bëjmë gjithçka për një cilësi më të lartë të shkollimit, do të bëjmë gjithçka për punësimin e të rinjve, grave dhe burrave të Shqipërisë. Katër vitet që vijnë Shqipëria, statusin e vendit anëtar të Bashkimit Evropian. Katër vitet që vijnë Shqipëria, negociatat me BE-në, për vend anëtar në Bashkimin Evropian. Programi ynë është ai i një Shqipërie të zhvilluar; është ai i një Shqipërie që renditet krenare me vendet e zhvilluara; është ai i një Shqipërie që integrohet e sigurt në Bashkimin Europian. Ky është programi ynë.

Çfarë ndodh me palën tjetër? Frikë, tmerr nga disfata e radhës. Kur unë dhjetë ditë më parë i thash publikisht zotit Rama kontrolloje dëshpërimin, kontrolloje tërbimin, kontrollojë frikën dhe tmerrin që të ka pllakosur, pati shumë njerëz që më shihni me habi. Dhe ja çfarë ndodhi. Ndodhi ajo që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e një shteti. Shkoi në kryeqytetin e një vendi mik dhe kreu një akt ndër më të dënueshmit, më ordinerët, më poshtëruesit për veten dhe të tjerët, tha Berisha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›