E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Beteja për kromin në Bulqizë, plumba ndaj dy vëllezërve (VIDEO)

policiaBulqiza është tronditur pasditen e sotme, teksa dy vëllezër janë qëlluar me breshëri armësh.

Vëllezërit Shefqet dhe Vehad Shehu janë qëlluar ndërsa kanë qenë brenda një lokali. Fadil Ternova, sipas burimeve të policisë, dyshohet se është personi që ka qëlluar mbi dy vëllezërit.

Për momentin të dhënat janë kontradiktore, teksa policia bën me dije se një prej vëllezërve vdiq, ndërsa tjeteri mbeti i plagosur rëndë.

Situata është ende e paqartë, ndërkohë që dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e luftës për kromin në Bulqizë./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›