E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Bode i prish mendjen Lesit, nënshkruan marrëveshjen me PD (VIDEO)

selia-e-pdPasi kishte një muaj që kritikonte qeverinë dhe kërcënonte se do të ishte pjesë e koalicionit të majtë, Nikoll Lesi ka zyrtarizuar marrëveshjen me Partinë Demokratike.

Pas një takimi të zhvilluar në selinë blu me Ridvan Boden,  Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj partie, Lesi është treguar i hapur për të pranuar ofertën e partisë në pushet për zgjedhjet  parlamentare të 23 qershorit.

Megjithatë Lesi tha se këtë ofertë do e diskutonte në kryesinë e Lidhjes Demokristiane, e cila vendosi zyrtarisht që LDK-ja të hyjë në zgjedhjet e 23 qershorit si pjesë e koalicionit të djathtë.

Përpara nisjes së mbledhjes së Kryesisë, kreu i LDK-së Nikollë Lesi zhvilloi një takim në selinë blu, me grupin negociator të PD-së për krijimin e koalicionit parazgjedhor.

Në cilësinë e kreut të LDK erdha në selinë e PD si lokomotiva e koalicionit të fitores së 23 qershorit, dëgjova ofertën e PD, në orën 18:00 zhvillohet mbledhja e LDK-së ku do parashtroj ofertën. Për mua është ofertë e shkëlqyer, bashkëpunuese dhe përfaqësuese dhe mendoj se demokristianët do ishin përfaqësuese. Unë kam qenë me takim edhe zotin Rama. Oferta e PS u shqyrtua deri tani nga kryesia. Do i kaloj të dy ofertat. Për mua një votë jam por e rëndësishme e partisë time. Mendoj se duhet të ngelim në këtë koalicion pasi shohim forca që ecin para. Kam qenë kritik me disa gjëra, por do jem edhe me kritik se kjo është natyra ime. Nëse nuk do jem deputet, do vij në vendin e ndonjërit për ti marrë kamerat ndonjërit, tha Lesi.

Dy negociatorët, Sekretari i Përgjithshëm Ridvan Bode dhe Oerd Bylykbashi, shefi i Kabinetit të Kryeministrit, njëri nga hartuesit e Kodit Zgjedhor, me autorizim të kryesisë së Partisë Demokratike, janë personat që po çojnë përpara negociatat me aleatët.

Kryeministri Berisha e ka cilësuar koalicionin parazgjedhor si aleancën më të madhe të partive të qendrës së djathtë dhe të qendrës, çka do te thotë se pritet të rikonfirmojnë pjesëmarrjen në koalicion qeverisës të gjitha partitë aktuale.

Ndër më kryesoret dhe që marrin më shumë vota janë Partia Republikane, e cila ka lënë të kuptohet se mund të përfshihet me vende në listat e demokratëve, pasi kështu bëhet një shpërblim i drejtë për votat e mbledhura nga republikanët./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›