TemA TV/ Jonathan Moore, drekë pune me Sekretarin e Përgjithshëm të FRD, Gazmend Oketa (VIDEO)
Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, pati një drekë pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa.
Të dy janë takuar në lokal Piazza në Durrës.
Gazeta Bulevard bën me dije se në qendër të bisedës ka qenë situata parazgjedhore në Shqipëri, sidomos çështja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Oketa ka shprehur shqetësimin se kjo çështje mund të kthehet në një precedent të rrezikshëm për prishjen e rezultatit zgjedhor.
Moore është shprehur se një institucion i tillë duhet ti kthehet normalitetit, në mënyrë që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje brenda standardeve ndërkombëtare, si një kusht nga BE dhe SHBA./ep