E Shtunë, 31 Tetor 2026

TemA TV/ Ndarja e përgjegjësive, Rama takohet me aleatët (VIDEO)

ramaKryesocialisti Edi Rama ka mbledhur aleatët e vet gjatë pasdites së sotme, për të diskutuar mbi ndarjen e përgjegjësive.

Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave, ndërsa pas tij, disa prej të pranishmëve u shprehen se nuk pati diskutime për ndarje postesh, por vetëm për gjetjen e njerëzve të duhuar për të marrë përgjegjësitë.

Në takim morën pjesë, Paskal Milo i PSD-së, Petro Koçi i PSV 91, Ervin Mete i G-99, Spartak Ngjela i PLD-së, Artur Dojaka i AP-së, Zef Bushati i ADK-së, ndërsa Vangjel Dule i PBDNJ-së ka dërguar një përfaqësues në këtë takim. Ndërsa mungonte kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, i cili ndodhet jashtë shtetit.

Kreu i Partisë Kristian Demokrate, Mark Frroku e cilësoi takimin e si mjaft të frytshëm, ndërsa theksoi se në mbledhje nuk u diskutua për ndarjen e posteve ministrore.

Ishte një takim shumë i frytshëm, ishte rikonfirmim i marrëveshjes dhe marrëdhënieve tona. Kryeministri i ardhshëm foli me ne për formën dhe mënyrën e qeverisjes, duke na porositur për njerëzit që do punojnë në administratë. Nuk diskutuam konkretisht për kabinete. U la që të kemi një koordinator brenda koalicionit“, deklaroi Frroku.

U përcaktuan disa drejtime te qarta lidhur me kontributin në qeverisje të partive. Praktika e deritanishme e katandisjes së shtetit në parcela partiake të mos jetë më. Partitë do të kenë kontributin e tyre në pjesën politike të administratës, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në përputhje me ligjin e nëpunësit civil deklaroi nga ana tjetër Petro Koçi.

Ky ishte takimi i parë që Rama zhvillonte me aleatët e tij, që prej fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›