E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ PS: Aplikimet online, për të afruar më të mirët, jo një premtim për vende pune (VIDEO)

milioPartia Socialiste ka sqaruar edhe një herë për publikun nismën e prezantuar pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, për aplikimet online për punë.

Deputetja Milena Harito ka thënë se kjo nismë nuk është një premtim punësimi, por një mundësi për afrimin e më të mirëve.

Ne po punojmë për ti sistemuar aplikimet sipas kategorive profesionale, sipas shkallëve të eksperiencës, si edhe për të përgatitur kalimin në fazën dy ku të gjithë aplikantët do të marrin informacion prej nesh.

Sqarojmë përsëri se ky nuk është një premtim për punë, po një hap i rëndësishëm drejt lirisë së konkurrencës dhe vlerësimit sipas meritës në këtë vend.

Përmes kësaj baze të dhënash do të bëhet e mundur që në konkurset për vendet vakante ose të reja në sektorin publik të ketë shumë më tepër kandidatë, duke i bërë konkurset plotësisht të hapura për këdo që ka interes të provohet.

Kjo është një rrugë për ti dhënë fund praktikave të errëta tradicionale larg syve dhe vëmendjes së publikut.

Jemi angazhuar që çdo njeriu të zot dhe të gatshëm për të kontribuar për ndërtimin e Shqipërisë Europiane në sektorin publik, ti japim mundësinë të provohet e të angazhohet sipas meritës. Këtë sapo kemi filluar të bëjmë.

Por, kjo bazë të dhënash do të jetë një mundësi e re edhe për sektorin privat që të kërkojë njerëzit e duhur duke informuar në këtë rrjet të ri, për vende të reja pune, ka thënë Harito gjatë një konference shtypi.

Ajo ka thënë se nisma e Ramës është pritur shumë mirë dhe se deri më tani, ka pasur mbi 5 mijë aplikantë online.

Apelit të kryeministrit të zgjedhur për të shprehur online interesin për tu provuar për skuadrën e re për Shqipërinë, i janë përgjigjur deri tani 5280 persona:

2383 femra dhe 2897 meshkuj

Kjo është një përgjigje ngazëllyese qytetare për projektin tonë afatgjatë të krijimit të bankës së të dhënave, mbi kapitalin njerëzor të Shqipërisë.

Ndërkohë që aplikimet vazhdojnë, deri tani shprehja e interesit ka ardhur nga të katër anët e botës dhe përkatësisht:

5007 brenda Shqipërisë dhe 273 jashtë Shqipërisë

Interesante është edhe e dhëna mbi grupmoshat e interesuara:

nën 25 vjeç  1320 persona

2630 vje砠 1782 persona

3140 vje砠 1394 persona

4150 vje砠  423 persona

Mbi 50 vje砠 361 persona, tha deputetja socialiste.

Harito tha se, aplikimet vazhdojnë dhe ne inkurajojmë këdo që dëshiron të mos ngurrojë. Është një nismë e re dhe një praktikë e re shumë bashkëkohore, të cilën do ta përsosim rrugës vetëm së bashku./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›