TemA TV/ Përshëndetja greqisht e ministrit Spiro Ksera revolton deputetët (VIDEO)
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, ka revoltuar deputetët e opozitës në një prej komisioneve vendore. Shkak është bërë një përshëndetje e tij greqisht, teksa diskutohej për personat me aftësi të kufizuar.
Deputetët socialist kanë akuzuar ministrin Ksera se qeveria e ka lënë në mëshirë të fatit kategorinë e personave me aftësi të kufizuar, ndërsa ka katër muaj që nuk i paguan.
Ksera nga ana tjetër, pasi ka lënë përshëndetjet në gjuhën greke, iu ka thënë deputetëve socialist se nuk mund të vijnë në pushtet duke përdorur protestat dhe grevat e personave me aftësi të kufizuar./b.l