E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Rama: SHBA-të ia kanë hequr vizën Berishës. I bashkohem thirrjes së Gjikës për Malajn (VIDEO)

rama autobusKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në bashkëbisedimin e zakonshëm në autobusin e fushatës, rrugës drejt Vlorës, i pyetur për çështjen e vizave me SHBA, tha se Shtetet e Bashkuara ia kanë hequr vizën Berishës.

Sa i përket çështjes së kandidimit të Arben Malajt si i pavarur në Vlorë, Rama tha se i bashkohet thirrjes së bërë nga të zgjedhurit vendorë, që të kthehet nga rruga e gabuar dhe të bëhet pjesë e rrugës së përbashkët të PS.

Rama tha se shqiptarët e meritojnë një debat mes tij dhe Berishës.

Ftesën për debat kryeministri e ka prej një viti dhe spërdredhjet si ngjalë janë të kota. Shqiptarët meritojnë të ndjekin një debat mes kryeministrit në ikje, që prej 8 vitesh po e rrënon Shqipërinë, dhe meje, me programin e Rilindjes. Mbetem unë që kryeministri ti përgjigjet ftesës dhe ai nuk ka asnjë mundësi ti ikë kësaj ftese duke bërë barsoleta banale, tha Rama.

Duke komentuar çështjen e KQZ-së, Rama tha: Ne nuk e kemi fare problem KQZ-në. KQZ do ishte shumë mirë të ishte institucion siç e parashikon Kodi Zgjedhor, jo organizatë partie. Nëse Berisha e do, le ta mbajë. Kështu siç është, përbën problem të madh për procesin, largqoftë të përfshihet në manipulim të rezultatit, pasi duhet të shohim përballje të regjimit në Tiranë me popullin shqiptar. Nëse duan të riformatojnë, jemi gati, nuk kemi kundërshtim./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›