E Shtunë, 31 Tetor 2026

TemA TV/ Rama në Berat: Edhe 12 ditë na ndajnë nga e ardhmja (VIDEO)

30-maj-Rama-BushatKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, foli në një miting entuziast në Berat, duke deklaruar se vendin e ndan edhe 12 ditë nga e ardhmja.

Me votën tuaj tek numri i bekuar, numri i ditës kur Shqipëria u çlirua, çdo shqiptar do çlirojë vetveten, fshatin, qytetin dhe do hapë rrugën e rilindjes. Nuk dua ta prish këtë mrekulli për të folur për të shkuarën që po ikën. Ju them që e ardhmja është vetëm 12 ditë larg. Unë jam sot para jush për tju thënë se skuadra jonë, skuadra kombëtare e rilindjes nuk është krijuar për të vazhduar avazin e vjetër të 20 viteve, po për të hapur një rrugë të re, tha kreu i PS-së ndër të tjera.

Kjo është një pamje e paparë dhe ne do bëjmë për ju një punë të paparë, tha i entuziazmuar kryetari i PS.

Era e rilindjes do të hyjë në çdo shtëpi, në çdo rrugë, do prekë çdo fushë dhe rilindja do vijë me restaurimin e gjithë Beratit të vjetër, me kalldrëme në çdo pjesë të Beratit, me fushat e mbjella ku do të ketë ujë në çdo parcelë. Me prodhimin që do krijojë mirëqenie dhe jo mbijetesë. Me shkollat, kopshtet dhe sheshet që do rrisin qytetarët e lirë të BE. Kundër varfërisë, papunësisë kundër taksave që i marrin frymën shtresës së mesme do të fryjë e fortë era e rilindjes.

Era e rilindjes do shkulë të keqen që e ka mbërthyer prej fyti këtë popull. Rilindja që duam do ta lidhë Beratin jo vetëm me Tiranën me një rrugë ashtu siç e meriton, por me një rrugë që do mbushet më shumë me turistë, një rrugë që nuk do ndalet këtu për të dalë tek tre urat, do jetë Berati një qendër e re ku vijnë erërat e perëndimit, era e rilindjes do sjellë zhvillimin e ekonomisë së këtij qyteti, është e pa mundur që unë tju shpjegoj se çfarë fati është të gjendesh këtu dhe të shohësh atë që shikojmë nga kjo tribunë. Është tribunë e një përgjegjësie dhe privilegji të madh për ti shërbyer gjithë njerëzve të këtij qyteti dhe qarku, nga Skrapari në Berat, në Kuçovë e në çdo fshat, tha Rama./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›