E Shtunë, 31 Tetor 2026

TemA TV/ Rama, vizitë në Danimarkë: Më në fund sdo flitet për lista (VIDEO)

ramaKreu socialist, Edi Rama, është nisur gjatë ditës së sotme për një vizitë në Danimarkë, ku do të takohet me kryeministrin e këtij vendi. Në këtë vizitë Rama shoqërohet nga deputetët Ditmir Bushati dhe Ermonela Felaj.

Me anë të një mesazhi të shkurtër, Rama shprehet se tashmë nuk do të flitet më për lista deputetësh, por për Shqipërinë që duam.

Më në fund sdo flitet për lista, po për Shqipërinë që duam. Qysh nesër në Kopenhagen, me kryeministrin e një vendi fantastik që duam ta kemi më pranë.

Drejt Danimarkës me deputetët Ditmir Bushati dhe Ermonela Felaj, për të treguar programin e ambicien tonë për të rilindur Shqipërinë, shprehet Rama.

Kryesocialisti Rama është duke zhvilluar disa takime në vende të rëndësishme, për të marrë mbështetje për qeverisjen e ardhshme, të cilën ai pretendon ta drejtojë. Vetëm pak ditë më parë Rama ishte në Austri./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›