E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Sequi: Janë shanset për të marrë statusin kandidat në dhjetor (VIDEO)

-                                                                                                                                                                                 11111ettore-sequiKreu i delegacionit të BE-së, Ettore Sequi, u shpreh se Shqipëria i ka të gjitha shanset që me qeverinë e re të dalë  nga zgjedhjet e 23 qershorit, të marrë statusin kandidat për në dhjetor të këtij viti.

Deklarata u bë pas takimit që ambasadori i BE-së zhvilloi me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama, kryeministri i ardhshëm.

Nëse ecet me reformat e duhura, vendi mund të marrë statusin e vendit kandidat për në BE në muajin dhjetor. Me zotin Rama diskutuam për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe sfidat që ka Shqipëria përpara. Ne diskutuam për faktin se axhenda europiane, është në krye të axhendës së qeverisë së re. Dhe unë i garantova zotit Rama mbështetjen e BE në mënyrë që të vihet në zbatim kjo axhendë e re. Diskutuam edhe faktin se qeveria e re do të punojë fort dhe në mënyrë energjike për të vënë në zbatim këto reforma, si dhe mënyrën si do të ndodhë kjo, u shpreh ambasadori i BE në Tiranë, u shpreh diplomati i lartë i BE-së, i dërguar në Tiranë.

Ambasadori Sequi vuri në dukje potencialet që Shqipëria ka në drejtim të integrimit europian.

Është e vështirë të bëhen parashikime, pasi procesi i integrimit është një proces që bazohet tek merita. Rregullat janë të njëjta dhe të qarta për të gjitha shtetet aspirante. Ajo që mund t’ju them janë dy gjëra, së pari, unë besoj plotësisht së Shqipëria dhe shqiptarët kanë të gjitha potencialet për të realizuar me sukses këtë proces. Së dyti, unë shpresoj që statusi i vendit kandidatë të jetë arritja e parë në këtë drejtim, dhe që për mendimin tim do ishte një hap shumë motivues, nënvizoi Sequi.

Më tej kreu i delegacionit të BE në Shqipëri u ndal tek procesi zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e përmbylljes së procesit në mënyrën dhe kohën e duhur

Unë po ashtu iu referova edhe fjalimit tepër elokuent të zotit Rama ku ai tha se do të mbizotërojë gjithëpërfshirja. Po ashtu duket nga këto zgjedhje sikur fryma e kompromisit do të bëhet një element i ri i politikës shqiptare. Po ashtu ne shpresojmë që procesi zgjedhor do të përfundohet në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur, dhe së shpejti, shtoi ambasadori europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›