E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Shiu pushton Shqipërinë, bllokohen disa pushues në Sarandë (VIDEO)

SHIU    TIRANE  MBULIM  05_tn_1Reshjet e shiut e në disa zona edhe breshër, kanë përfshirë një pjesë të madhe të vendit. Vlora ishte qyteti më i prekur nga stuhia, ndërsa dallgët shkuan deri në 4 ballë. Për pasojë, pushuesit e kanë humbur një ditë plazhi. Por meteorologët parashikojnë se edhe e diela do të jetë me mot të keq.

Në Sarandë disa pushues janë bllokuar tek vendi që njihet si Plazhi i Pasqyrave dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të evakuuar njerëzit, pasi deti kishte shumë dallgë dhe gjiri ku laheshin këta pushues u izolua.

Tirana u pushtua që prej orëve të pasdites nga një rrebesh i fortë dhe i vazhdueshëm.

Por reshjet kanë patur edhe efekte pozitive në qytete të tjera. Në Pukë, shiu i dendur ka shuar flakët e zjarrit që po digjnin disa hektarë pyje e kullota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›