E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezë/Kryetari i PS sulmohet sërish. I digjen dy automjete dhe sulmohet me plumba banesa

lavdimRreth orës 4:50 është sulmuar sërish kryetari i Partisë Socialiste në Prezë Lavdi Kajmaku.

Pas zjarrvënies së qëllimshme ku u shkrumbua biznesi i tij , shtëpia dhe  u dogj një kamioçinë , sërish familja e tij është bërë pre e sulmit.

Mëngjesin e sotëm është qëlluar me armë zjarri drejt shtëpisë së tij dhe janë djegur pjesërisht dy automjete në posedim të familjes së tij.

Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje kanë gjetur rreth 30 metra më larg 9 gëzhoja të tipit kallashnikov.

Kajmaku ka denoncuar edhe rastin e parë si sulm me prapavijë politike, pasi ai nuk ka konflikte me njeri./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›