TemA TV/ Topalli- Shalsit: Nuk do keni mundësi që të vidhni katër vitet e ardhshme (VIDEO)
Deputeti socialist, Eduard Shalsi, ka ironizuar me kryeministrin Berisha gjatë diskutimeve për projektligjin e energjisë së rinovueshme në Kuvend.
Shalsi ka thënë se, ndërsa Shkodra përmbytet rregullisht, kryeministri Berisha deklaron se do të ndërtojë central bërthamor.
Deputeti socialist ka denoncuar se në këtë fushë ka një treg të zi, ku shumë kompani e kanë marrë licencën falë aferave korruptive.
Menjëherë sapo është përmendur Shkodra dhe Berisha, ka reaguar edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ajo e ka siguruar Shalsin se socialistët nuk do të kenë mundësi të vjedhin në katër vitet e ardhshme.
Nuk do të keni rast të vidhni as me lezet e as pa lezet në katër vitet e ardhshme, tha Topalli, duke iu referuar një deklarate të pak muajve më parë të Shalsit./b.l