E Hënë, 2 Nëntor 2026

Temperatura deri në -5 gradë celsius, parashikimi i motit për ditën e diel

Qarkullimi anticiklonar dhe ndikimi i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore që ka përfshirë vendin tonë gjatë këtyre ditëve të fundit do të vijojë të na shoqërojë edhe ditën e diel duke sjellë mot të qëndrueshëm, kryesisht me kthjellime.

Vranësirat do të jenë të mesme dhe të larta transparente, të përqëndruara përgjatë relieveve malore të territorit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 3-6m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-12m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›