E Martë, 3 Nëntor 2026

Temperatura deri në 28 gradë Celsius, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme e me masa ajrore të thata me origjinë jugperëndimore. Moti pritet të jetë me kthjellime dhe me kohëzgjatje të orëve me diell si dhe vranësira mesatare në orët e mesditës. Era pritet të fryjë me drejtim jug-juglindje me shpejtësi 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 6 deri 20°C në zonat e ulëta 8 deri 28°C në zonat bregdetare 9 deri 27°C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›