Temperatura deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Gjatë ditës së sotme (17 gusht), vendi ynë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë territorin e vendit, por herë pas here do të ketë edhe kalime të lehta të vranësirave, ku më të theksuara do të jenë në veri të vendit.
Megjithatë, orët e mesditës do të largojnë vranësirat, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat nga 16 gradë deri në 37 gradë.
Era do të fry e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km për orë duke krijuar në brigjet detare një dallgëzim 1 ballë.
/rtsh.al/