E Diel, 1 Nëntor 2026

Temperatura të larta edhe në ditët në vijim

Mot i nxehtë me temperatura deri në 40 gradë pritet që të sjellë i nxehti afrikan që do të përfshijë vendin tonë për disa ditë. Lajda Porja sinoptikane pranë Meteoalb deklaroi se e diela pritet që të jetë dita më e nxehtë dhe kjo do të vazhdojë deri të mërkurën. Pas ditës së mërkurë sipas meteorologes pritet që temperaturat të ngrihen me rreth 6 gradë.

Vala e të nxehtit afrikan është një prej episodeve më të gjata në këtë verë. Temperaturat e larta do të prekin më shumë zonat e ulta siç janë Fieri, Berati, Elbasani etj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›