Temperaturat arrijnë rekord në Mbretërinë e Madhe, zjarret djegin shumë shtëpi

Britania e Madhe ka regjistruar temperaturat më të larta ndonjëherë që shkon në 40.5 gradë celsius, ndërsa zjarret kanë përfshirë disa pjesë të vendit. Një zjarr i madh në Wennington, në lindje të Londrës si dhe vatra të tjera aktive në Dartford, Croydon, Leeds dhe Norfolk kanë bërë që banorët të përjetojnë ‘ferrin’.
Shumë shtëpi janë shkatërruar nga flakët pasi një zjarr i madh u përhap në një fshat në lindje të Londrës. Pamjet tronditëse tregojnë sipërfaqe të mëdha dhe shtëpi të djegura në Wennington.
Banorët thanë se zjarri u përhap me shpejtësi, ndërsa u evakuuan duke lënë pas banesat e tyre që gjithashtu u përfshinë nga flakët.
Zjarri ka shkuar deri në rrugë, ku mjetet lëviznin mes flakëve dhe tymit të dendur.
/rtsh.al/