Temperaturat e larta, Ministria greke e Kulturës drejt mbylljes së Akropolit në mesditë

Zona arkeologjike e Akropolit mund të mbyllet për vizitorët gjatë mesditës. Në një njoftim, Ministria greke e Kulturës njoftoi se, për shkak të temperaturave shumë të larta që kanë përfshirë vendin, po mendohet mbyllja e Akropolit nga ora 12:00 deri në orën 17:00.
“Për shkak të parashikimit të temperaturave të larta, për ditët në vijim, zona arkeologjike e Akropolit mund të duhet të jetë mbyllur nga ora 12:00 deri në 17:00”, njoftoi ministria./ CNN.gr
/rtsh.al/