E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenis, Gjokoviç mund Nadalin

Florida, (SHBA) 4 prill, NOA – Tenisti serb, Novak Gjokoviç, ka triumfuar në turneun e hapur Soni Erikson në Floridë, pas fitores në finale kundër tenistit spanjoll, Rafael Nadal, me rezultat 2:1.

Kjo është fitorja e tij e 26 me radhë prej muajit dhjetor të vitit të kaluar. Ai në vitin 2011 ka arritur 24 fitore, pa humbje, dhe po synon ta kaloj rekordin e ish tenistit çek, Ivan Lendël, i cili në vitin 1986, kishte arritur 26 fitore pa disfatë.

Në listën e tenistëve më të mirë të botës, i pari ende është Rafael Nadal, ndërsa i dyti është Novak Gjokoviç.

NOA

Lajme të ngjashmeNuk ka lajme të ngjashme Lidhje: Novak Gjokoviç, Rafael Nadal, Soni Erikson

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›