Tenis/ Iga Swiatek fiton turneun 1000 të Torontos, mund kazaken Rybakina në finale

Iga Swiatek bën të vetin turneun Wta 1000 të Torontos. Tenistja polake ka mundur në finale kazaken Elena Rybakina, me rezultatin 6-2, 6-3, duke fituar trofeun e parë të sezonit.
Swiatek, 6 herë fituese e Grande Slam dhe ish-numri 1 në botë, nuk kishte luajtur asnjë finale gjatë vitit 2026. Ajo e diktoi totalisht ndeshjen kundër Rybakina, numri 2 në botë dhe kampione e Australian Open.
Falë këtij suksesi, tenistja polake kalon nga vendi i 8-të në të 5-tin në renditjen Wta, në prag të Us Open. Rybakina u duk e lodhur gjatë ndeshjes. Një ditë më parë kishte qëndruar në fushë deri në orën 1 të natës për sfidën gjysmëfinale, ku mundi amerikanen Coco Gauff.