Tenis, Nadal fiton finalen ndaj Murray
Super Nadal në "Indian Wells" është treguar më i fortë se Murray, mbi të gjitha në ndeshjen finale për meshkuj, kur kishte edhe erën në favor. Finalja mes spanjollit dhe skocezit ka përfunduar pas vetëm një orë e 20 minutash: 6-1 6-2 për numrin një të botës. Kështu ai ka dyfishuar suksesin e dy viteve më parë në Kalifornia (mundi në finale serbin Xhokoviç), duke arritur kështu titullin e 13-të në një "Masters 1000 (emri i ri në këtë sezon i Masters Series) dhe duke u renditur një titull më poshtë se Roxher Federer. Rekordi absolut i kësaj kategorie i përket amerikanit Andre Agasi, i cili është ndalur në kuotën e 17 titujve.