E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tension i madh Iran-Azerbajxhan/ Vritet shefi i sigurisë në Ambasadën e Azebajxhanit në Teheran

Shefi i sigurisë në ambasadën e Azerbajxhanit në Teheran është qëlluar për vdekje.

Mediat bëjnë me dije se si pasojë e sulmit mbetën të plagosur edhe dy roje, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Presidenti i Azerbajxhanit tha se sulmi ishte një akt terrorist dhe kërkoi nisjen e menjëhershme të hetimeve për ngjarjen.

Irani, vend në të cilin jetojnë miliona azerbajxhanas, e ka akuzuar disa herë qeverinë azere në Baku, për nxitje të lëvizjeve separatiste në territorin e tij.

Marrëdhëniet mes Azerbajxhanit dhe Iranit kanë qenë tradicionalisht të tensionuara.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›