E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension midis vendeve Nato dhe Rusisë, Moska modernizon bazat e saj bërthamore në Kaliningrad

Tensionet midis vendeve të Natos dhe Rusisë nuk kanë të sosur, dhe po arrijnë kulme që kujtojnë ato të luftës së ftohtë. Sipas pamjeve të disa satelitëve, muajt e fundit Moska po kryen një përmirësim të ndjeshëm të strukturave të saj ushtarake në Kaliningrad, territorin e saj që ndodhet midis Polonisë dhe vendeve baltike.

Punimet, që sipas kompanisë satelitore ImageSat International kanë filluar në janarin e këtij viti, përfshijnë katër baza ushtarake, ndër të tjerat ajo e Chernyakhovsk e cila është fuqizuar së fundmi me praninë e raketave bërthamore Iskander.

Infrastruktura hekurudhore që lidh bazat po modernizohet, ashtu si infrastruktura që lejon zbritjen e aeroplanëve luftarakë në kushte të vështira atmosferike. Ndërkohë pamjet satelitore tregojnë që punimet kanë marrë një hov të madh gjatë muajve të fundit, dhe ky përshpejtim po preokupon vendet kufitare në perëndim dhe veçanërisht autoritetet amerikane, sepse përfaqëson një rrezik për manovrat e saj ushtarake në atë zone të Evropës.

Manovrat ruse mund të jenë një përgjigje e forte për manovrat ushtarake që forcat e NATO s me në krye SHBA po kryejnë në Evropën veriore dhe që do të kulminojnë n Norvegji me stërvitjen e quajtur Trident Juncture, me e madhja qysh nga lufta e dyte botërore në atë rajon, që do të përfshijë rreth 50mijë trupa, 10 mijë mjete luftarake tokësore, 150 aeroplanë dhe 65 anije luftarake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

Lufta bërthamore mes SHBA dhe Kinës është tepër e mundshme

U shtir si viktimë e një sulmi terrorist, francezja përfundon në burg

Trudeau mban premtimin, Kanadaja legalizon marijuanën

Fundjavë pa të shtëna në New York, e para pas 25 vitesh

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›