E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tension në protestën e minatorëve para kryeministrisë

Konfrontime mes përfaqësuesve të sindikatave të minatorëve dhe forcave të policisë që kanë rrethuar ndërtesën e kryeministrisë.

Minatorët tentuan të kalonin kordonin e policisë, por nuk u lejuan nga forcat e rendit. Në duart e tyre protestuesit mbajnë pankarta ku kërkohet statusi i minatorit, ulja e moshës së pensionit dhe ngritje të pagave të tyre.

Kreu i Sindikatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri hodhi thirrje kundër qeverisë. Ndërkohë një përfaqësues i sindikatës është lënduar lehtë në momentin konfrontimit me forcat e policisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›