E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tensione ne Athinenderpritet faljae Kurban Bajramit

ATHINE- Nderpritet falja e Kurban Bajramit ne kryeqytetin grek pas tensionit te krijuar mes banoreve dhe besimtareve myslimane. Dhjetera banore tentuan te ndalojne faljen e namazit nnga besimtaret ne nje prej shesheve kryesore te Athines.

Qindra besimtare kryesisht emigrante u mblodhen ne sheshin Adika te lagjes Agios Panteleimonas banoret e se ciles kane protestuar shpesh per pranine e madhe te emigranteve te jashteligjshem ne kete zone duke i fajesuar ata per rritjen e krimeve. Dhjetera police mberriten pas sheshit ndersa falja u anulua.

Sipas agjencise greke te lajmeve Ana faljet e tjera te namazit ne kryeqytetin grek u mbajten pa incidente madje nje u zhvillua ne sheshin perpara Universitetit te Athines.
Komuniteti Mysliman i Athines nuk ka nje xhami zyrtare ndaj dhe festa u shenua me falje neper sheshe.

Komuniteti Mysliman ka kerkuar leje per te ndertuar nje xhami ne Athine per dekada me radhe dhe jane bere disa perpjekje nga qeverite e meparshme per te nisur nje projekt te tille. Por per shkak te kundershtimit nga vete greket dhe kreret e Kishes Ortodokse Greke ndertimi i Xhamise ende nuk ka nisur.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›