E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tensione në Kuvend, Dogjani përplaset me Gardën! Spiropali: Pse e krijoni këtë incident?!

Tensioni në Kuvend pak para kalimit për votim të projektbuxhetit të vitit 2025.

Asllan Dogjani ka shkuar te foltorja pa i dhënë fjalën kryetarja e Kuvendit, ku më pas janë afruar punonjësit e Gardës.

Dogjani është përplasur me punonjësit e Gardës, duke i shtyrë.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i ka kërkuar të mos shtyjë punonjësit e Gardës.

“Mos i shtyni punonjësit e gardë. Pse e krijoni këtë incident në mënyrë të panevojshme! Ju lutem mos e zini foltoren”, tha Spiropali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›