E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, sulmohet anija teksa kalonte pranë Omanit, ja për çfarë dyshohet

Rikthehen tensionet në Ngushticën e Hormuzit, me anijet tregtare që kanë vështirësi të operojnë në kanalin e Gjirit Persik.

Një anije u godit nga një municion i pashpërthyer 18 milje detare në lindje të Khasabit në Oman, duke shkaktuar një zjarr që është shuar.

Njoftimin e dha Zyra e Sigurisë Detare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) në një deklaratë sot.

Anija dhe ekuipazhi raportohet të jenë të sigurt, pa asnjë ndikim të raportuar në mjedis nga incidenti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›