E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tensione në Zveçan, policia hedh gaz lotsjellës për të kontrolluar turmën

Policia e Kosovës është detyruar të përdorë gaz lotsjellës për të mbajtur nën kontroll qytetarët e mbledhur para objektit komunal në komunën me shumicë serbe, Zveçan.

Policia krijoi një koordon para këtij institucioni në mënyrë që udhëheqësi i zgjedhur i kësaj komune të mund të niste punën.

Protestuesit në katër komunat me shumicë serbe, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, janë grumbulluar në mënyrë që t’i pengojnë kryetarët e rinj të hyjnë në ndërtesat e komunave.

Policia e Kosovës përmes një deklarate zyrtare ka bërë të ditur se është duke asistuar kryetarët e komunave veriore, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›