E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensione në aeroportin e Vlorës, punonjës të MABCO-s hyjnë në aeroport për të vijuar punimet

Drejtues të kompanisë MABCO dhe punonjës të saj janë rikthyer sërish sot në kantierin e Aeroportit të Vlorës, me qëllim vijimin e punës. 

Ata thanë se janë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lartë dhe se hapi i sotëm vjen edhe pas mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të kompanisë, zhvilluar një javë më parë, ku është vendosur që punimet në aeroport të vijojnë me qëllim përfundimin sa më të shpejtë të projektit. 

Gjatë hyrjes në kantier pati përplasje me rojet e sigurisë të kompanisë tjetër që vijon punimet, ndërsa ndërhynë edhe forcat e policisë për të menaxhuar situatën. 

/rtsh./

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›