E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensione para Parlamentit/ Policia sulmon me gaz lotsjellës studentët dhe gjimnazistët

Tensione janë shënuar para Parlamentit, ku studentët dhe gjimnazistët janë përballur me forcat e policisë gjatë protestës së tyre. Efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj të rinjve, duke përshkallëzuar situatën në zonën përreth institucionit. Si pasojë e gazit, disa prej protestuesve kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen

.Ndërkohë, disa persona u kanë ardhur në ndihmë të rinjve, duke u shpëlarë fytyrën me ujë fiziologjik për të lehtësuar shqetësimet e shkaktuara nga gazi. Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›