E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensione pranë Parkut Rinia, protestuesit po mblidhnin gurë për sulm, policia i largon me gaz lotsjellës dhe ujë

Situata është tensionuar në afërsi të Parkut Rinia në Tiranë, ku policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit që po mblidhnin gurë nga pllakat e trotuareve, raporton gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.

Numri i protestuesve në këtë zonë është i vogël, ndërsa dyshohet se ata po përgatiteshin të sulmonin efektivët e policisë pranë Kryeministrisë.

Protestuesit janë ndarë në grupe të vogla dhe kanë tentuar të bashkohen, por policia ka ndërhyrë herë pas here për të penguar grumbullimin e tyre. Situata është përshkallëzuar më tej, pasi efektivët kanë nisur përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit për shpërndarjen e turmës.

Ndërkohë, kanë nisur edhe shoqërimet e protestuesve nga policia. Situata në zonë vijon të mbetet e tensionuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›