E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tensionet Kinë-Tajvan, presidenti kinez zotohet për “ribashkim” me Tajvanin

Presidenti i Kinës, Xi Jinping tha gjatë një fjalimi se “ribashkimi” me Tajvanin “duhet të bëhet”. Xi tha se bashkimi duhet të arrihet në mënyrë paqësore, por paralajmëroi se populli kinez ka “traditë të lavdishme” të kundërshtimit të separatizmit. Në përgjigje, zyra presidenciale e Tajvanit tha se e ardhmja e këtij ishulli është në duart e popullit të tij, raporton BBC. Tajvani e konsideron veten shtet sovran, por Kina e sheh Tajvanin si provincë të shkëputur dhe Pekini nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e përdorimit të forcës për të arritur bashkimin. Komentet e presidentit kinez Xi vijnë pasi rreth 150 avionë ushtarakë kinezë fluturuan gjatë javës së kaluar në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.  “Detyra historike për të kompletuar ribashkimin duhet të përmbushet dhe definitivisht do të përmbushet”, tha Xi. Ai shtoi se dëshiron një bashkim paqësor nën politikën e “një shteti me dy sisteme”, ngjashëm siç është edhe me Hong Kongun.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›