Tensionet në Kosovë/ Berisha në ‘Quo Vadis”: Vuçiç, Putini i vogël po nxit destabilitetin në Kosovë

Kreu i PD- Sali Berisha ka komentuar zhvillimet politike në veri të Kosovës, në studion e Quo Vadis, në Vizion Plus.
Berisha e ‘drejtoi gishtin’ nga presidenti serb Vuçiç për të cilin tha se po nxit destabilitetin në Kosovë.
“Ngjarjet në Kosovë po ndodhin sipas skenarit të Putinit të vogël.” duke iu referuar Presidentit serb- u shpreh kreu i PD.
“Gjithcka ndodh sipas skenarit të Putinit të vogël, nën drejtimin të Putinit të madh. Vuçiç një muaj më parë do të deklaronte se qëllimi i qeverisë së Kosovës sipas tij, ishte të shpërbënte shtetin serb në Kosovë” – tha Berisha.
Më tej, Berisha tha se zyrtarët që dhanë dorëheqjen në Kosovë janë vegël e Vuçiç dhe skenarit të tij e Putinit të Rusisë.