E Martë, 3 Nëntor 2026

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka i “dorëzon” Spiropalit pankartën e opozitës, reagimi i ministres

Ashtu sikur se është kthyer në zakon, edhe seanca e sotme e parlamentit të Shqipërisë përfundoi në më pak se shtatë minuta.

Bilbilat dhe zhurmuesit e deputetëve demokratë penguan edhe këtë të hënë mbarëvajtjën e punimeve në Kuvend në kushte normale.Për rrjedhojë kryeparlamentarja Lindita Nikolla mbylli senacën në kohë rekord. Sakaq gjatë këtyre pak minutave në Kuvend u zhvilluan përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.

Në një moment deputeti Flamur Noka i afrohet ministres Elisa Spitropali dhe i vendos në tryezë një nga pankartat që deputetët e opozitës kishin me vete sot. Në pankartën që Noka vendosi në vendin ku ulej Spiropali shkruhej: “Gjykatat janë për drejtësi, jo për gjyqësi politike”.

Në videon poshtë shihni videon e plotë të Kuvendit sot dhe reagimin e Elisa Spiropalit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›