E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tensionet në Kuvend, Korreshi: Mazhoranca tentoi të kalojë seancën e sotme në ‘mjegull’!

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka komentuar tensionet gjatë seancës së sotme në Kuvend, me Agron Shehajn që bllokoi për një orë foltoren e Kuvendit, duke mos lënë deputetët të flisnin.

Korreshi u shpreh se mazhoranca tentoi që gjithçka që do të ndodhte sot dhe që ishte në rend dite, të kalohej në mjegull.

“Kjo e sotmja nuk ishte mosbindje civile, por mosbindje ndaj kryetares së seancës që nuk di të vendosë rregull.
Për mendimin tim synimi ishte që kjo e sotmja të kalonte si një mjegull, sepse sado të flasësh nga vendi nuk është e njëjta gjë sa kohë që kolegu ynë është duke protestuar në foltore.

Deputeti Shehaj është në kuvend nën siglën e PD dhe është pjesë e opozitës. Duam që çdo opozita që bën interpelancë me zv.kryeministres duhet ta dëgjojmë që të japë llogari për dy “zetorat” e mbetur në ujë, ashtu si edhe për energjinë e blerë dhe koston e saj”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›