E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensionet në Kuvend, përjashtohen me 60 ditë 6 deputetë të PD-së, të tjerët “shpëtojnë” nga masa disiplinore

Sekretariati i Etikës në Kuvend ka vendosur përjashtimin me 60 ditë nga punimet parlamentare të gjashtë deputetëve të Partisë Demokratike, pas kaosit dhe tensioneve të regjistruara në seancën e fundit plenare.

Masa disiplinore është marrë për Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Fidel Krekën, Luçiano Boçin, Edi Palokën dhe Besart Xhaferrin.

Ndërkohë, për 14 deputetët e tjerë demokratë, për të cilët ishte kërkuar përjashtimi me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, nuk është vendosur masë përjashtimi.

Vendimi vjen pas kërkesës së deputetëve të Partisë Socialiste, të depozituar pas përplasjeve në seancën plenare, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›