Tensionet në Lindjen e Mesme, ambasada amerikane në Liban thirrje qytetarëve: Largohuni menjëherë!

Ambasada amerikane në Liban u ka bërë sërish thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen nga vendi, pasi janë të rrezikuar nga sulmet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme.
Në një deklaratë të ambasadës amerikane theksohej se janë bërë të mundur fluturime shtesë të organizuara nga ambasada për amerikanët që duan të largohen nga Bejruti.
“Pjesa më e madhe e këtij kapaciteti ka mbetur e pashfrytëzuar. Këto fluturime shtesë nuk do të vazhdojnë pafundësisht. Ata që zgjedhin të mos largohen tani nuk duhet të mbështeten tek qeveria e SHBA për nisjen ose evakuimin e asistuar nëse situata në vend përkeqësohet më tej “, thuhet në deklaratë.