E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tensionet në veri të Kosovës, shpërndahen protestuesit në Zubin Potok

Protestuesit serbë në Zubin Potok janë shpërndarë duke përfunduar të paktën përkohësisht tubimin e tyre. Mësohet se ata kanë vendosur që t’i rikhehen protestës mëngjesin e së martës.

Ndërkohë në Leposaviq qytetarë serbë vijojnë me protestën e tyre përpara ndërtesës komunale, duke kundërshtuar ushtrimin e detyrës së krerëve të zgjedhur.

Ndërkohë situata shfaqet më e tensionuar në Zveçan, ku protestuesit shprehen se nuk kanë në plan të shpërndahen.

KFOR ka shtuar praninë në veri të Kosovës, krahas forcave policore të shtetit të Kosovës të vendosura në zonat e tensionuar që në datën 26 maj.

Qytetarët serbë po protestojnë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›