E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tensioni Siri-Irak, Turqia ndermjetese e dialogut

Ministri i Jashtem turk, Ahmet Davutoglu ka ndermarre nje mision diplomatik ne Siri dhe Irak per te zbutur tensionet mes dy vendeve fqinje.

“Vizita e ministrit tone te jashtem ka si qellim reduktimin e tensioneve diplomatike mes Bagdadit dhe Damaskut”, deklaroi zedhenesi i Ministrise se Jashtme turke, Burak Ozugergin.

Sipas zedhenesit, pas takimeve qe zhvilloi ne Irak shefi i diplomacise turke do te fluturoje per ne Siri per t’i shprehur shqetesimet e qeverise irakiane Damaskut zyrtar.

Siria dhe Iraku prej kohesh ndodhen ne nje situate te tendosur diplomatike pas akuzave per mbeshtetjen dhe stervitjen e militanteve te Al Kaedas qe Bagdadi i ka adresuar vendit fqinj dhe sherbimeve sekrete siriane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›