E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensioni në Kuvend, socialistët heqin edhe 20 deputetë të PD-së nga Kuvendi

Tensioni në Kuvend, socialistët heqin edhe 20 deputetë të PD-së nga Kuvendi

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë nga Kuvendi, duke e cilësuar atë një akt të rëndë agresioni politik dhe një përpjekje për të goditur opozitën.

Në reagimin e tij, Bardhi shprehet se mazhoranca ka humbur qetësinë dhe arsyen, ndërsa sipas tij, po shfaq hapur frikën nga qytetarët dhe opozita.

“Përjashtimi i 20 deputetëve të PD-së nga Kuvendi është një akt i rëndë agresioni politik dhe një përpjekje e hapur për të goditur opozitën dhe për të mbytur zërin e qytetarëve që ajo përfaqëson”, deklaron Bardhi.

Ai e cilëson vendimin si kulmin e arrogancës dhe shpërfilljes së demokracisë parlamentare, duke theksuar se Kuvendi nuk është pronë e pushtetit dhe se opozita përfaqësohet aty përmes mandatit të marrë nga qytetarët, jo me lejen e qeverisë.

Sponsorizuar

Bardhi akuzon gjithashtu mazhorancën se po përpiqet të përjashtojë nga Kuvendi përfaqësuesit e opozitës, ndërsa sipas tij, deputetët e PD-së janë aty për të mbrojtur interesat e qytetarëve, për të denoncuar abuzimet dhe për t’i kërkuar llogari qeverisë.

“Përjashtimi i deputetëve nuk e mbyll gojën e opozitës, nuk e fshin të vërtetën dhe nuk e ndal betejën për demokracinë. Përkundrazi, çdo përpjekje për të përjashtuar opozitën vetëm sa dëshmon frikën e pushtetit nga fjala e lirë dhe llogaridhënia”, shprehet kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Në përfundim, Bardhi thekson se opozita nuk do të tërhiqet përballë presionit politik dhe se demokracia, sipas tij, nuk mbrohet duke përjashtuar kundërshtarët, por duke respektuar pluralizmin dhe vullnetin e qytetarëve.a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›