Tensionohet situata në Korçë, grushta mes policisë dhe protestuesve, disa të shoqëruar! Lëndohen efektivët

Përplasje mes protestuesve dhe policisë janë regjistruar në Korçë, ku pas konfrontimit fizik protestuesit kanë hedhur sende të forta në drejtim të efektivëve.
Mësohet se disa punonjës policie kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa ka edhe persona të shoqëruar nga uniformat blu.
Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugicat e qytetit, ndërsa vijojnë bisedimet mes protestuesve dhe policisë për lirimin e personave të shoqëruar.