E Martë, 3 Nëntor 2026

Tentativat për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, Blinken takohet me zyrtarët turq

Sekretari amerikan i Shtetit Entoni (Antony) Blinken pritet të takohet sot (6 nëntor) me zyrtarët turq për të diskutuar në lidhje me luftën Izrael-Hamas. Turqia është ndalesa e fundit e Binken në një udhëtim diplomatik “të stuhishëm” në Lindjen e Mesme.

Blinken u takua me kryeministrin irakian Mohammed Shia al-Sudani për më shumë se një orë në një vizitë të paparalajmëruar në Bagdad të dielën (5 nëntor) , duke e konsideruar takimin si  “produktiv”.

Blinken u takua gjithashtu me liderët kryesorë arabë  të shtunën në Jordani dhe me presidentin e Autoritetit Palestinez të dielën në Ramallah, ku të dy diskutuan përshkallëzimin e  dhunës së kolonëve në Bregun Perëndimor.

Kjo ishte vizita e tij e dytë në rajon që kur militantët e Hamasit që sundojnë Gazën filluan një sulm të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1400 njerëz dhe duke marrë peng më shumë se 240 të tjerë, sipas Izraelit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›