E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentativë grabitje me armë në Sauk, merret peng një person

TIRANE - Ka nisur si një tentativë grabitjeje në një ambjent tregtar në periferi të Tiranës, por ka përfunduar në pengmarrje.

Dy persona të armatosur e të maskuar, përreth 30 minuta mbajtën peng një person në ambientet e brendshme të dyqanit, të cilin patën si pikësynim për ta grabitur. Forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe të RENEA-s , të cilat u njoftuan për rastin e pengmarrjes nga banorët e zonës, pas shumë negociatash me pengmarrësit, bënë të mundur lirimin e pengut, ndërsa dy autorët e armatosur e të maskuar u larguan nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi në qendër të Saukut, dyshohet në një biznes, qendër estetike pranë Xhamisë, ose njohur ndryshe si zona e Saukut të Vjetër.

Sipas informacioneve nga gazetari i televizionit A1 REPORT! Arsen Rusta, pengmarrësit kanë kërkuar që policia dhe forcat e RENEA-s të largohen nga vendngjarja.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i personit i cili është marrë peng, ndërsa forcat e RENEA-s dhe të policisë janë vënë në ndjekje të autorëve

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›